EMRAT/ U kapën në një “shtëpi bari” në Angli, lihen në burg dy të rinjtë shqiptarë

schedule09:26 - 2 Shkurt, 2023

schedule 09:26 - 2 Shkurt, 2023

Dy të rinj shqiptarë janë lënë në burg pasi u kapën në një shtëpi bari në Angli.  32 vjeçari Landi Ruci dhe 27 vjeçari Elidon Hodaj akuzohen për prodhimin e drogës në Bangor. Të pandehurit folën vetëm për të konfirmuar detajet e tyre përmes një përkthyesi shqip gjatë seancës së djeshme.

Ndaj tyre rëndon akuza për prodhimin e një sasie të madhe kanabisi, një drogë e kontrolluar e klasit B, në Bangor. Gjykata kërkoi për të rinjtë masën “arrest me burg” dhe shtoi se nuk kishte asnjë kërkesë për lirimin me kusht. Seanca e radhës është caktuar me 6 Mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!