Amarlido Cena dhe Sadik Kapica kanë mbetur të plagosur me armë zjarri
ABC News mëson se autorët e dyshuar janë Fatri dhe Ndricim Iseberi. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

