Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin. Gazetari Ahmet Zani raporton për abcnews.al se nga të shtënat kanë mbetur dy persona të plagosur, dajë dhe nip.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ura e Drojës. Mësohet se të plagosur kanë mbetur daja, Agron Mema, rreth 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç.
Dyshohet ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal. Mësohet se të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë. Ata janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje policia ka bërë mbledhjen e provave dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Ndërkaq, ka shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.
/abcnews.al

