Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Të dënuar për drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

schedule12:38 - 25 Tetor, 2025

schedule 12:38 - 25 Tetor, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetas që ishin shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në pranga ka rënë Aldo Tushaj, 38 vjeç dhe Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas informacioneve këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!