EMRAT / Të arrestuarit për abuzime me ndërtimet në Durrës, Gjykata jep masën e sigurisë

schedule19:53 - 12 Janar, 2020

schedule 19:53 - 12 Janar, 2020

Punonjësit e policisë së Qarkut të Durrësit dhe ata të pushtetit vendor dolën para togave të zeza dhe u njohën me masën e sigurisë.

Gjykata vendosi për 10 prej të arrestuarve lirimin dhe dhënien e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa për 8 prej tyre dha masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë Prokurori i çështjes ka kërkuar arrest me burg për të gjithë të arrestuarit.

Përkatësisht Gjykata e Durrësit vendosi:

-Besnik Domi  pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Sami Xhafa  pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Marius Shahini pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Nikoll Marku  pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Julian Kacadej pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Dritan Koçi pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Paulin Meta pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Qerim Doka pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Gjon Zefi pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Astrit Nuri pezullim detyre, detyrim paraqitje

-Dëshir Dakoli  arrest me burg

-Petrit  Neziri arrest me burg

-Ermand Petova arrest me burg

-Gjergj Gërco arrest me burg

-Agim Osmani  arrest me burg

-Haxhi Sherra arrest me burg

-Ndriçim Shika arrest me burg

-Adem Lika arrest me burg

-Gani Dama (i shpallur në kërkim)

Ata u arrestuan të enjten në mbrëmje pas përgjimeve disa mujore.

Një pjesë e tyre kishin krijuar një mekanizëm për të përfituar para dhe lejonin të ndërtohej paleje, ndërsa të tjerët nuk verifikonin ankesat e banorëve duke i fshehur ato.

Mësohet se Prokuror i çështjes që heton çështjen është Afrim Shehu dhe gjyqtari që vendosi për masat është Paulin Cera.

Ndërkohë në nisje të seancës së sotme për dhënien e masave të sigurisë, një prej të arrestuarve, specialisti në policinë e shtetit Agim Osmani shfaqi problem shëndetësor dhe u shoqërua për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në sallë munguan dy nga të akuzuarit, një specialist që përfaqësohet nga avokati i tij dhe polici Gani Dama i cili është shpallur në kërkim./abcnews.al