SPAK ka zbarkuar këtë të martë në Zyrën Vendore Arsimore Dibër dhe Këshillin e Qarkut Dibër.
Mësohet se nga ky aksion janë ndaluar Fitim Farruku shef finance në Këshillin e Qarkut, Lul Dani polic bashkiak në Bashkinë Dibër, bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit si dhe Halit Shehu Specialist Pyjesh.
Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar, po sipas burimeve për ABC dyshohet se SPAK i ka ndaluar për korrupsion në sistemin arsimor.
Oficerët e SPAK mësohet se janë ende në operacion, ndërsa janë ushtruar kontrolle në zyrat e arsimit por dhe në banesa. /abcnews.al/