TIRANË- Janë zbardhur emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, ndaj të cilëve janë caktuar disa masa sigurie në lidhje me hetimet që po kryhet për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale.
Mes të arrestuarve është ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Ky i fundit është pronari i kompanisë Investital LLC. Ai së bashku me një grup kompanish italiane, tek të cilat kishte rreth 40 për qind të aksioneve, fituan koncesionin me vlerë 100 milionë euro.
Arrest me burg:
Ilir Rrapaj, biznesmen
Klodjan Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë
Arrest shtëpie:
Saimir Kadiu, drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj, drejtoreshe juridike
Detyrim paraqitje:
Arben Gjata, Rektori i Universitetit të Mjekësisë dhe njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi.
Me përjashtim të Ilir Rrapaj që akuzohet për mashtrim, ndaj të tjerëve rëndon akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.
Hetimi për koncesionin e sterizlimit nisi në vitin 2020. Ajo ishte padia e parë, e cila u depozitua në SPAK, menjëherë pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Tenderi i sterlizimit i kushton buxhetit të shtetit mesatarisht 13 milionë euro në vit./n.m.abcnews.al