TIRANË- Ditën e sotme pritet të zgjidhet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Në garë janë tre gjyqtare, të cilat kanë një karrierë të gjatë në fushën juridike. Fillimisht kandidatet do të shpalosin platformat dhe vizionin që kanë në lidhje me drejtimin e këtij institucioni dhe më pas do fillojnë procedurat e votimit për zgjedhjen e kryetarit.
Njoftim e Kushtetueses:
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese u mblodh sot, më 2 shkurt 2023, dhe konstatoi përmbylljen e afatit të aplikimeve. Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare, të renditura më poshtë, sipas rendit alfabetik, me bazë mbiemrin:
- Fiona Papajorgji
- Marjana Semini
- Holta Zaçaj
Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Përbërja e Gjykatës Kushtetuese
-Marsida Xhaferllari, anëtare
-Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
-Dr. Elsa Toska, anëtare
-Sonila Bejtja, anëtare
-Dr. Sandër Beci, anëtar
-Ilir Toska, anëtar
-Gent Ibrahimi, anëtar
-Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare
-Holta Zaçaj, anëtare/abcnews.al