Një automjet ka shpërthyer në ecje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçi”, në Gramsh. Në momentin e shpërthimit në automjet kanë qenë dy vëllezërit Algert dhe Erald Mine, të cilët kanë marrë lëndime.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Fillimisht u dyshua për tritol, pasi pas hetimeve të detajuara rezultoi se lënda që ka shpërthyer ka qenë dinamit, që përdorej nga vëllezërit për peshkim, e cila ishte vendosur në kroskotin e makinës.
/abcnews.al/