EMRAT/ Shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, AMP ekzekuton masat e sigurisë për tetë efektivë policie në Rinas

schedule22:54 - 3 Qershor, 2024

schedule 22:54 - 3 Qershor, 2024

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë për tetë efektivë policie në Rinas.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se aksioni i AMP ka nisur për disa vepra penale, ndër te tjera dhe për “Shpërdorim Detyre”,  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mësohet se në pranga kanë rënë 2 inspektorë.

Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregëtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumenta udhëtimi të personave që nuk iu lehohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit persdonalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.

Masa e sigurisë “arrest në burg” u ekzekutua për Inspektor Briken Tereziu dhe Enea Sulejmani, ndërsa “arrest shtëpie” për Inspektor Sokol Xhika, Inspektor Ermal Mesi dhe Inspektor Aris Drini.

Ndërkaq me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” janë Inspektor Ylli Prençi, Inspektor Rei Shenjtolli, Inspektor Enkis Aliaj dhe Inspektor Argil Hasa.

Eneo Sulejmanaj është aktualisht në burg. Ai mbeti i plagosur gjatë aksionit të policisë pak muaj më parë në Tiranë ku iu kap edhe një sasi prej 1 kg kokainë.

Aktualisht vazhdojnë hetimet në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!