Në burgun e Durrësit është goditur një rast i tentavitës për futjen e sendeve të ndaluara. Sipas njoftimin zyrtar, sot më datë 27.04.2026, rreth orës 12:50, në ambientet e IEVP Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.
Nga kontrolli fizik i shtetasit Erald Vogli i cili kishte ardhur për takim me familjarin e tij, te paraburgosurin me iniciale Ergys Vogli i janë konstatuar dhe sekuestruar 2 (dy) qese të vogla, të mbështjella me natriban, që dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike, të fshehura në trup.
Menjëherë pas konstatimit: u bë bllokimi i sendeve të ndaluara; Si dhe u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e veprimeve procedurale.


