Bukurosh Teqja është komanduar shefi i Komisariatt të Librazhdit, pas pezullimit nga kjo detyrë të Bedri Hasanaj.
Ky i fundit së bashku me 9 punonjës të tjerë të policisë akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit në disa zona të Librazhdit, ndërsa u shkarkuan.
Po ashtu janë komanduar Leonard Allkja shef Krimesh dhe Henri Ruçi Shef Rendi.
10 efektivët e pezulluar në Drejtorisë së Policisë së Elbasanit:
-Shefi i komisariatit të Librazhdit Bedri Hasanaj,
-Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan Adriatik Huti,
-Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd Leonidh Zaimi.
Ndërkohë u pezulluan gjithashtu edhe 7 specialistë të tjerë të hetimit të krimeve të akuzuar për shpërdorim detyre.
Pezullimi i tyre erdhi si pasojë e mos ushtrimit të detyrës së tyre kundër veprave penale siç është ajo e kultivimit të lëndëve narkotike.
Sipas policisë nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike./abcnews.al