EMRAT/ Sherri degradoi në përdorimin e armës, detaje nga ngjarja në Korçë

schedule10:25 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 10:25 - 10 Dhjetor, 2023

KORÇË- Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e sotme në qytetin e Korçës. Disa të rinj, të cilët dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur janë përfshirë në përplasje fizike në një lokal, ndërsa në sherr e sipër mes tyre është përdorur edhe arma e zjarrit.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se 33-vjeçari, i cili është qëlluar me armë në këmbë është Artan Qershori, ndërsa personi tjetër që ka marrë lëndime është Igli Hoti, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës./ abcnews.al