EMRAT/ Rrëmbim personi dhe drogë, OFL në Gjirokastër dhe Tepelenë

schedule12:25 - 9 Shtator, 2020

schedule 12:25 - 9 Shtator, 2020

Policia e shtetit në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë ndaj 4 të dënuarve, banues në Gjirokastër dhe Tepelenë, për vepra të rënda penale.

Ata janë: Artur Vela, Leonard Koçi, Bejeko Toto, Idris Selimi.

Të katër të dënuarit, duhet tu përgjigjen me shkrim të gjithë pyetjeve të OFL, dhe më pas do të jetë SPAK që do të vendosë për pasurinë  e tyre.

Njoftimi: 

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Artur Vela, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim;

Leonard Koçi, banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bejeko Toto, banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Idris Selimi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!