EMRAT/ Policia greke kontrolle në qelinë e 3 shqiptarëve të rrezikshëm, dyshohet për sende të paligjshme

schedule16:33 - 8 Maj, 2025

schedule 16:33 - 8 Maj, 2025

Policia greke ka kryer kontrolle në një qeli ku ndodheshin tre të burgosur shqiptarë në burgun e Nafplios. Sipas informacioneve, kontrollet janë kryer për mbajtje të sendeve të paligjshme nga ana e tyre.

Mësohet se kontrolli është ushtruar në qelinë e Gëzim Hamiti, 51 vjeç i cili ndodhej së bashku me 38-vjecarin Geni Cato nga Përmeti dhe 45-vjeçarin Edmond Përbasha nga Mirdita.

Cato është person me precedentë të rëndë penalë, i akuzuar si pjesë e grupeve mafioze greke. Ai ndodhet i arrestuar si autor i një atentati, ku nga një motor u hap zjarr ndaj një automjeti në lëvizje, si dhe për “shkatërrim prone me eksploziv” të një karburanti. Gjithashtu ka edhe precedentë të mëparshëm për ngjarje të tjera.

Edmond Përbasha ndërkohë, ndodhet i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të cilin ai e drejtonte, të akuzuar për “trafik droge”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “shkatërrim prone me zjarr” e “rrahje”.

Përbasha ka qenë më parë në burgun e Janinës, nga ku u transferua, pasi gjatë një hetimi u zbulua se bashkëpunonte me gardianë për shitje droge e pastrim parash. Ai është i dënuar edhe me 20 vjet burg për grabitje me armë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!