EMRAT/ Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i PD në Peqin, policia në kërkim të autorit

schedule12:15 - 17 Maj, 2023

schedule 12:15 - 17 Maj, 2023

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Peqinit. Pas një konflikti mes shtetasit Diell Çela, ish-kryetar i PD në Peqin dhe Sokol Dehimas, ky i fundit ka qëlluar me armë.

55-vjeçari ka shkuar vetë për të marrë ndihmë mjekësore  dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Blutë” kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit 52-vjeçar.

Paraprakisht dyshohet se këta shtetas kanë pasur debate për punë personale dhe se ngjarja nuk ka lidhje me politikën.

Njoftimi i policisë:

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!