EMRAT/ Piratonin të drejta televizive të platformave digjitale, në pranga tre të rinj

schedule10:57 - 3 Qershor, 2020

schedule 10:57 - 3 Qershor, 2020

Tre persona në Tiranë janë vënë në pranga pasi kanë piratuar platforma digjitale në dëm të disa kompanive.

Abc News mëson se 23-vjeçari Edlir Doka, 24-vjeçari Jon Sanxhaku dhe 27-vjeçari Taulant Kocillari janë arrestuar pasi kanë piratuar të drejtat televizive të këtyre platformave në mënyrë të paligjshme.

Njoftohet se piratimi është bërë nëpërmjet aparateve “Dreambox”, “Androidbox”, “Set Top Box”, etj. Hakërimi i tyre është bërë nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara që mundësojnë  transmetimin e sinjaleve televizive.

Pagesat ndaj këtyre të rinjve bëheshin në formë cash, nëpërmjet llogarive bankare nga bankat e nivelet të dytë dhe nëpërmjet kartave të kreditit Paypal.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet operacioni “Pirateria”.

Operacioni për goditjen e rasteve të piraterisë së të drejtave televizive.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune operative dhe hetimore, finalizoi operacionin e koduar “Pirateria”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve E. D., 23 vjeç, J. S., 24 vjeç dhe T. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas kanë piratuar platforma dixhitale, në dëm të disa kompanive, duke piratuar të drejtat televizive të këtyre platformave në mënyrë të paligjshme. Ky piratim është bërë nëpërmjet aparateve Dreambox, Androidbox, Set Top Box etj. Hakërimi i tyre është bërë nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara që mundësojnë  transmetimin e sinjaleve televizive. Pagesat ndaj këtyre shtetasve bëheshin në formë cash, nëpërmjet llogarive bankare nga bankat e nivelet të dytë dhe nëpërmjet kartave të kreditit Paypal.

Në cilësinë e provës u sekuestruan katër njësi kompjuterike të cilat shërbenin për piratimin e këtyre platformave, 6 aparate celular të markave të ndryshme, 14 Dreambox, Androidbox, Set Top Box dhe një automjet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve E. D., J. S. dhe T. K., për veprat penale të “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. /abcnews.al/