EMRAT/ Përfundon seanca për 6 të ndaluarit nga policia dhe RENEA në Vlorë, jepet masa e sigurisë

schedule10:56 - 20 Shtator, 2023

schedule 10:56 - 20 Shtator, 2023

 

Sot në Gjykatën e Vlorës u zhvillua seanca për masa e sigurisë për 6 personat e ndaluar nga policia dhe forcat RENEA, të cilët u kapën me armë teksa pergatisnin një vrasje.

Gjyqtarja e kësaj çështje ishte Emirjana Dimo.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë  “arrest në burg” për Santilno Basho, Marenglen Aliaj , e “arrest në burg me afat 45 ditë” për Kevin Metaj, Mehmet Hoxha,Beraldo Xhindi dhe Bruno Shehu.

Gjashtë personat u arrestuan dy ditë më parë si rrjedhojë e operacionit “Obelisku”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!