Komisionerët, analisti komenton lëvizjen e Berishës: Provokim, KQZ s’ka arsye të ndryshojë qëndrim

schedule18:50 - 27 Janar, 2023

schedule 18:50 - 27 Janar, 2023

Analisti Shpëtim Nazarko, në intervistën për Abc News foli gjithashtu dhe për vendimin e Berishës për të dërguar pranë KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Lista me 230 emra u dorëzua nga deputeti Flamur Noka ndonëse çështja për vulën mbetet ende në gjykatë.

Emrat janë protokolluar nga administrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Ilirjan Celibashi në seancë publike, pas vlerësimit të legjitimitetit të dy kërkesave të paraqitura nën siglën e PD.  I pyetur lidhur me këtë, analisti tha se është një provokim nga ana e Berishës.

“Ne kemi një përvojë të ngjashme me pjesën e PD e cila 6 mars u paraqit me sigël tjetër për shkak se KQZ nuk e pranoi. Që KQZ të mos pranojë, dmth të mos e ndryshojë qëndrimin e vet dhe ta pranojë Berishën si përfaqësues, duhet të ketë një vendim gjykate.

Nëse Berisha merr si të mirëqenë vendimin e gjykatës së shkallës së parë që i dha të drejtën e PD-së, ai e luan këtë lloj karte dhe thotë se jam. Është një provokim i Berishës, brenda planit të vet duke thënë se unë mund të hyj këtu sepse me vendimin e shkallës së parë jam unë.

Që të pranojë një vendim të tillë KQZ duhet të bëjë nul vendimin e gjykatës që do të dalë më vonë por është e pamjaftueshme që KQZ të ndryshojë vendimin paraprak që ka marrë që në 6 mars ku Berisha u detyrua që në disa qendra të përdorte sigël tjetër.

Celibashi nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë qëndrim vetëm nëse ai merr parasysh vendimin e shkallës së parë të gjykatës.”, tha ai. Kujtojmë që në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, kreu i KQZ-së, kur u pyet se cilën palë do të njohë në zgjedhje, tha se do të vlerësohet legjitimiteti i atij që do të sjellë dokumentacion në KQZ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!