Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ OFL zbarkon në Laç, tre të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë

schedule14:02 - 9 Nëntor, 2020

schedule 14:02 - 9 Nëntor, 2020

OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre të dënuarve për krime të ndryshme në zonën e Laçit.

Bëhet fjalë për Ardit Ramajn, i dënuar për “vjedhje me armë”; Arben Bajraktarin, i dënuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si edhe Edmond Gjinajn, i dënuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e mbetur në tentativë.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, bën me dije OFL. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!