Kuvendi Kombëtar i PD, ka miratuar Komisionin për drejtimin e punimeve të ditës së sotme. Me votat unanime të demokratëve në Pallatin e Kongreseve, si kryetari i këtij komisioni u zgjodh Jemin Gjana. Ndërsa anëtarë të tjerë janë Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.
Sjellim në vëmendje se Basha ka thirrur sot Kuvendin Kombëtar për të riorganizuar opozitën pas kundërshtive që lindën në radhët e saj lidhur me përjashtimin e ish kryetarit Berisha nga grupi parlamentar, si politikan i përcaktuar i papërshtatshëm nga SHBA, së bashku me familjen./abcnews.al/