Ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, pas marrjes së gradave. Brenda pak ditëve kanë marrë pozicione të ndryshme disa nga drejtuesit e seksioneve dhe komisariateve.
Mësohet se Ardrit Elmazi me detyrë zëvendës drejtor i krimeve në drejtori, është emëruar në Kukës në postin e drejtorit të kufirit. Në vend të tij, u emërua Lorenc Meta, i cili mbante më herët postin e zëvendës drejtorit të policisë Elbasan.
Në Maliq u komandua shef komisariati Arjan Boçi, i cili ka patur detyrën e shefit të krimeve në këtë komisariat, pasi Fabiol Qose u emërua asistent i drejtorit të DVP Korçë, pasi drejtoi këtë komisariat për një periudhë prej 2 vite e gjysmë.
Lëvizje ka patur edhe në seksione, konkretisht në seksionin e drogës ku shef u emërua komisar Sefedin Balliu, ndërsa shef i krimeve të rënda u emërua kryekomisar Asllan Zhivanaj.
Pas marrjes së gradave, pritet që të ketë edhe lëvizje të tjera në këtë drejtori si edhe në komisariate e në sektorë të ndryshëm të policisë./abcnews.al