Këtë të premte ka pasur ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se Vilson Bala është emëruar Drejtor i Forcave të Posaçme Operacionale.
Arben Dashi është ëmëruar Drejtor Krimesh, në Departamentin e Sigurisë Publike, teksa Edvin Ndreu do të jetë Shefi i Komisariatit nr. 6.
Ndërkaq, Lurtfi Minxhozi do të jetë Drejtor i Europol, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Postin e Drejtorit të Krimeve në Volum në Departamentin e Sigurisë Publike me strukturen e re, do e ketë Arben Dashi, ndërsa Oli Bistri do ushtrojë detyrën e specialistit.
Artan Bajraktari emërohet Drejtor i DVP Kukës./abcnews.al