Emrat/ Merrnin para për xhamat e zinj të makinave, 7 të arrestuar, mes tyre zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor

schedule09:44 - 1 Shkurt, 2022

schedule 09:44 - 1 Shkurt, 2022

Shtatë persona janë arrestuar dhe një tjetër është ende në kërkim, pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës, pas një hetimi për falsifikimin e lejeve për xhamat e errësuar të makinave. Gazetari Ermal Vija mëson se mes të arrestuarve janë disa zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor, si dhe një mjek familjeje, të cilët akuzohen se merrnin para për xhamat e zinj të makinave.

Të arrestuarit:

  • 1- Yllka Graceni (Pronja), lindur në Tiranë dhe banuese në Tiranë pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal
  • Redi Allmeta lindur në Tiranë dhe banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim I ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal.
  • Erjon Rakipllari, lindur ne Sovjan dhe banues ne Durres, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim i dokumentave” I kryer ne bashkëpunim te parashikuar nga neni 186/2 te K Penal.
  • Shtetasi Erges Zaka lindur ne Durres dhe banues ne Durres, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim i dokumentave” I kryer ne bashkëpunim te parashikuar nga neni 186/2 te K Penal
  • Artan Frroku, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/1 te K Penal.
  • Qamil Domi, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal dhe “Falsifikim I dokumenteve shendetesore”te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/1 e 25 I K.Penal .
  • Artan Murati, lindur ne Zall Dardhe dhe banues ne Tirane rruga Teodor Keko nr 135, me shtetësi dhe kombësi Shqiptareme detyre mjeku familjes tek qendra shendetesore Kamez pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim I dokumentave shendetesore nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin” te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/2 e 25 te K Penal.
  • Zef Ndoca, i lindur ne Hebe dhe banues ne Katund i Ri Durres, me detyre specialist Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Durresme shtetësi dhe kombësi Shqiptare pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Shperdorim i detyres” te parashikuar nga neni 248 te K Penal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!