Fier- Dy persona janë arrestuar pasi u kapën duke lëvizur me armë zjarri. Në pranga janë vënë Gentjan Ndreko alias Gentian Selaci dhe shtetasja Ana Pelanaj.
40-vjeçari, Gentjan Ndreko alias Gentian Selaci, banues në fshatin Sulaj u arrestuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ndërsa shtetësja 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjatë kontrollit, në çantën marsup të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

