EMRAT/ Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen dy administratorët në Tiranë

schedule11:51 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 11:51 - 15 Dhjetor, 2023

Dy persona kanë rënë në pranga pasi mashtronin të huaj nëpërmjet telefonit për të investuar në bursa fiktive.

Të arrestuarit janë Saimir Blini dhe Martin Baçi. Këta shtetas kishin në administrim një call center në Rrugën e Barrikadave, në të cilin ishin të punësuar 7 operatorë, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 njësi kompjuterike, një USB, dhe celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!