EMRAT/ Lanë djalin autik në makinë dhe ndërroi jetë, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

schedule11:55 - 15 Korrik, 2024

schedule 11:55 - 15 Korrik, 2024

Një 23 vjecar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta. Ngjarja ka ndodhur ditën e diel në Amarinthos të Evias në Greqi.

Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjec nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjec, i cili ishte pa ndjenja. Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe në orën 23.37 ka ndërruar jetë.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, policia greke ka arrestuar dy prindërit Petrit e Vezire Elezi me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm,  prapambetje mendore, me pasojë vdekjen. Gjithashtu është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!