EMRAT/ Laborator për falsifikim dokumentash, arrestohen 12 persona në Tiranë

schedule09:32 - 5 Mars, 2020

schedule 09:32 - 5 Mars, 2020

Një laborator i cili shërbente për falsifikimin  e pasaportave, patentave, kartave të identitetit, certifikatave profesionale, diplomave të shkollës etj është zbuluar nga Policia e Tiranës duke vënë në pranga 12 persona, 6 prej të cilëve janë prangosu gjatë mbrëmjes së djeshme.

Të arrestuarit janë Agron Hoxha, Enzo Hysko, Henri Kurti, Myslym Hysko, Valbona Babeni. Ndërsa më herët po si pjesë e këtij grupi janë arrestuar edhe anëtarët e tjerë të këtij grupi, Artor, Tahiri, Ermir Staka, Thanas Dodhri, Pajtim Baruti, Vesel Serjani dhe Edmond Rexha.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se anëtarët e këtij grupi kanë dërguar drejt vendeve të BE-së një numër të lartë personash nëpërmjet letrave e dokumenteve të falsidikuara, si kanadese e amerikane.

Gjatë operacionit policia ka bllokuar laboratonin ku prodhoheshin dokumentet false, i cili ishte vendosur në katin e dytë të një pallati në kryeqytet. Grupi hetimor ka sekuestruar një sërë sendesh që përdoreshin për falsifikimet, si printela karta, cerfifikata, etj. Po ashtu, me vendim gjykate policia ka kryer edhe një sërë kontrollesh në banesat e të arrestuarve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!