EMRAT/ Ky është 34-vjeçari që qëlloi për vdekje kunatin pasi pritën bashkë vitin e Ri

schedule09:51 - 1 Janar, 2021

schedule 09:51 - 1 Janar, 2021

ABC mëson identitetin e autorit dhe viktimës në ngjarjen që përgjaku ditën e parë të vitit 2021 në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se autori është Klajdi Shundi, 34-vjeç i cili në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë në qafë burrin e motrës, Vladimir Zvezhda.

Sipas burimeve ata nuk kanë pasur konflikt të mëparshëm por gjithçka ka nisur pasi kanë konsumuar pije alkoolike gjatë darkës së ndërrimit të viteve. Fillimisht kanë debatuar dhe më pas konflikti i çastit është përshkallëzuar në përleshje fizike duke përfunduar në ngjarje tragjike.

Zvezhda ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagës së rëndë. Ndërkohë autori është vënë në prangat e policisë.

Ndërkohë sipas policisë, dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!