Disa prej shqiptarëve që kanë emigruar në Britaninë e Madhe vijojnë të jenë problem për autoritete policore atje, pasi janë përfshirë në ngjarje kriminale.
Në listën e më të kërkuarve të policisë britanike “Kent Police” janë edhe dy të rinj shqiptar të cilët janë në kërkim prej vitesh.
Bëhet fjalë për Reneo Shehun dhe Eglant Lleshin të cilët akuzohen për vepra të rënda penale.
Reneo Shehu është një prej tyre i cili u la i lirë me kusht por nuk u paraqit në gjykatën Canterbury Crown Court ku duhet të gjykohej për grabitje dhe shitje kokaine të “klasit A” . Shehu në vitin 2017 është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për grabitje me armë të një shtëpie në zonën Wantedn e Canterbury në Jug të Anglisë.
Nga ana tjetër Eglant Lleshi kërkohet nga autoritetet për një plagosje të rëndë të ndodhur pranë fshatit Blue Bell Hill . /abcnews.al/