EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë tek ish-parku i autobusëve

schedule17:38 - 13 Tetor, 2021

schedule 17:38 - 13 Tetor, 2021

Tiranë – Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku në rrethana ende të paqarta dy të rinjtë janë qëlluar me armë zjarri.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Një tjetër plagosje ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiran ku një 22-vjeçar u qëllua me plumb në këmbë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!