Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Kultivonin kanabis, 5 të arrestuar në Peqin, sekuestrohen armë e municion luftarak

schedule08:31 - 18 Shtator, 2025

schedule 08:31 - 18 Shtator, 2025

Pas një hetimi disa javor finalizohet operacioni i koduar policor “Syri i natës” në Peqin. Nga operacioni i zhvilluar kundër kultivimit të bimëve narkotike janë arrestuar 5 persona, 1 është proceduar penalisht dhe një tjetër është në kërkim.

Në pranga kanë rënë Qemal Kaseja, Qazim Kaseja, Erges Juba, Altin Haskasa, Ali Haskasa.

Gjatë operacionit u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë;  Gjithashtu u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohtë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjen e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!