EMRAT/ KLP cakton drejtuesit e prokurorive në rrethe

schedule12:46 - 27 Janar, 2020

schedule 12:46 - 27 Janar, 2020

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar drejtuesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe.

Brahim Dragjoshin, eshte caktuar drejtues i  Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër. Në krye Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër KLP ka caktuar Albert Murçajn.

Ndërkohë, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë është caktuar drejtues te Lorenc Mërkuri. Erion Çela eshte emeruar në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Ndërsa Ludovik Doda në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Sakaq, Asllan Bajramaj në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

Vendimet janë marrë në mbledhjen e sotme të KLP e zhvilluar në në praninë e të gjithë anëtareve.

Vendimet në mbledhje:

  1. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ”.
  2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
  3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
  4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
  5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
  6.  Miratohet me 11 vota projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Asllan Bajramaj në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.
  7. Miratohet  projektakti “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit Lazër Çardaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
  8. Miratohet me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Afredita Ndoi në pozicionin e prokurorit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!