EMRAT/ Kishin klientë gjimnazistët, burg 10 shpërndarësve të drogës në Tiranë

schedule12:20 - 23 Mars, 2023

schedule 12:20 - 23 Mars, 2023

TIRANË- Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin droga të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës. Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e premte.

Masë sigurie “arrest me burg” për: 

  1. Jurgen Hasmataj
  2. Altin Lani
  3. Armaldo Xheladini
  4. Dorjano Çela
  5. Fabian Qoku
  6. Muharem Tarushi
  7. Denis Idrizi
  8. Erion Xhaxho
  9. Polikron Shabani
  10. Redi Lolaj.

Nga përgjimet mes të arrestuarve, kodet që ata përdornin për kokainën ishin si ‘pluhur zane’, ‘vëllai i madh’ nëse bëhej fjalë për sasi të madhe kokaine dhe ‘vëllai i vogël’ nëse ishte sasi më e vogël, si 0.5 gram apo 1 gram kokainë.

Ndërsa për shitjen e kanabisit, anëtarët e dy grupeve përdornin kodin ‘seqe’, duke specifikuar përkatësisht edhe sesa qese shisnin. Pjesa më e madhe e kanabisit shitej te ‘Petro Nini’. Një nga të arrestuarit, Dorjano Çela ishte personi që kishte siguruar klientët në këtë gjimnaz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!