EMRAT/ I shpëtoi për mrekulli atentatit në Shkodër, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy të rinj, zanafilla e konfliktit, sherri i dy viteve më parë

schedule18:11 - 27 Gusht, 2022

schedule 18:11 - 27 Gusht, 2022

Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se janë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Alban Bruçit, që iu bë pritë mbrëmjen e 25 gushtit.

Të rinjtë po kërkohen nga Policia e Shkodrës dhe janë identifikuar dy ditë pas ngjarjes së rëndë.

Lexo edhe: I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit në Shkodër: Çfarë tha në polici?

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me  Tornato Fushën.

Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse Tornato  Fusha dhe Bajram Cerkoja  qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga Alban Bruçi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit, rreth orës 21:30, në lagjen “Partizani” .

Autorët qëlluan me breshëri në drejtim të mjetit tip “Audi”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 predha.

Asnjë prej plumbave nuk e ka kapur të riun, i cili ishte në makinë.

Pas ngjarjes ai ka shkuar në polici, ku edhe ka denoncuar. Ndërsa në dëshminë e tij ka thënë se nuk i njeh autorët.

Alban Bruçi është person i njohur për policinë e Shkodrës pasi ka qenë i ndaluar nga policia si i dyshuar për tentativë vrasje ngjarje e ndodhur në 2016-en. Ai ka bërë një vit burg.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur më datë 25.08.2022, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. B.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të pandërprerë hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve:

-T. F., 20 vjeç dhe B. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, shtetasi A. B. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. B.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/abcnews.al/