EMRAT/ I plagosi vëllain me thikë, oficeri i ushtrisë godet me armën e shërbimit të riun në Vorë

schedule13:10 - 23 Nëntor, 2023

schedule 13:10 - 23 Nëntor, 2023

Ergest Hoxha ka plagosur me thikë Kidi Muzhaqin në Lagjen e Re në Vorë. Si pasojë, vëllai i këtij të fundit, Ermal Muzhaqi me profesion oficer ushtrie, ka nxjerr armën e shërbimit dhe la plagosur 34-vjeçarin.

Mësohet se gjithçka ka nisur për shkak të një konflikti të momentit që ka devijuar deri në këtë pikë.

Ndërkohë, të dëmtuarit janë dërguar në spital, ndërsa oficeri i ushtrisë është vetëdorëzuar në polici.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi  (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!