EMRAT/ Hidhet shorti në Presidencë, zgjidhen 9 anëtarët e rinj të KED

schedule11:13 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 11:13 - 4 Dhjetor, 2020

Këtë të premte në institucionin e presidencës është zhvilluar hedhja e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pjesë e këtij shorti ishin kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Hedhja e goglave ka bërë të mundur zgjedhjen e 9 anëtarëve të rinj të KED-së për vitin 2021.

Dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, në vitin 2021 do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese është shortuar Fiona Papajorgji.

Ndërkaq Ervin Pupe është zgjedhur përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, ndërsa Ilir Panda anëtar zëvendësues.

Në shortin e hedhur këtë të premte është zgjedhur anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Xholi dhe zëvendësues Kujtim Luli.

Anëtarët përfaqësues nga Gjykatat e Apelit në KED janë zgjedhur Astrit Kalaja dhe Elona Toro, ndërsa anëtari zëvendësues do të jetë Zegjine Sollaku.

Përfaqësuesit e rinj nga Prokuroria e Apelit në KED do të jenë Gjon Fusha dhe Genti Xholi, dhe si përfaqësues zëvendësues është zgjedhur Kleant Zeka.

Rilinda Selimi është zgjedhur anëtare e Këshillit të Emërime në Drejtësi, si përfaqësuese e Gjykatave Administrative, ndërsa Gentjana Xhelili zgjidhet anëtare zëvendësuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Ndërkohë kujtojmë se KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Rifomartimi i KED do të jetë për të gjithë vitin 2021 dhe në këtë moment ka një rëndësi të madhe pasi pritet që të ecet para me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!