EMRAT/ Grup kriminal dhe trafikim i të miturve, OFL në Berat

schedule14:27 - 28 Gusht, 2020

schedule 14:27 - 28 Gusht, 2020

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 3 personave:

Ata janë:

-Besnik Hoxha

-Shkëlqim Beqiraj

-Leonard Laze

Të tre këta persona do të duhet ti përgjigjen me shkrim të gjithë pyetjeve të OFL dhe më pas do të jetë SPAK që do të njoftojë procedurën e mëtejshme.

Njoftimi:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. H., banues në Berat, nën hetim për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

Sh. B., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

L. L., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!