EMRAT/Goditet banda e trafikut të drogës me Amerikën e Jugut në Itali, 16 të arrestuar mes tyre 4 shqiptarë

schedule15:33 - 11 Shtator, 2023

schedule 15:33 - 11 Shtator, 2023

Një bandë e trafikut të lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia italiane në bashkëpunim me anti mafian. Sipas mediave italiane mësohet se janë vënë në pranga 16 persona mes të cilëve 4 janë shqiptarë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Mediat shkruajnë se 10 nga të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një shoqate kriminale që vepron që nga korriku 2019 në provincën e Savonës, që synon blerjen, importin nga Amerika e Jugut, transportin dhe shitjen e koksit dhe hashashit.

Shoqata ishte e pajisur me struktura dhe mjete të modifikuara me të cilat transportohej droga, telefona celularë të koduar të lidhur me serverët francezë të përdorur edhe nga brenda burgut ku mbaheshin disa.

Sipas asaj që u konstatua nga autoritete, grupi kriminal furnizonte me drogë organizata të tjera kriminale duke i dërguar me anije drejt Italisë, me destinacion Portin e Vado Ligure, ku organizohej shërbimi i rikuperimit dhe shpërndarjes së dërgesave të drogës.

Ndër të tjera në mediat italiane shkruhet se ngarkesat janë blerë nga Mario Palamara, një ish-i arratisur i konsideruar si ‘ndërmjetës’ i ‘Ndrangheta’-s, i cili gjatë kohës që ishte fshehur ka blerë ngarkesa të mëdha koka. Të dyshuarit akuzohen për 42 episode të tjera të blerjes, posedimit dhe shitjes dhe importimit nga Amerika e Jugut të kokainës (mbi 180 kg), hashashit (mbi 40 kg), marijuanës (mbi 70 kg) dhe dy tentativa për import dhe blerje të mbi 200 kg. kokainë dhe 300 kg hashash.

Në mesin e të arrestuarve janë shqiptarët Nik Dauti, 44 vjeç, Nerdojan Hoxha, 30 vjeç Saimir Shllegaj 37 dhe Engli Shllegaj, 33 vjeç ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!