EMRAT/ Gjykata e Posaçme fundos “Shpirtin”, 100 vjet burg për 15 të akuzuarit dhe një i pafajshëm

schedule11:45 - 15 Tetor, 2023

schedule 11:45 - 15 Tetor, 2023

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e marre te pandehur për dosjen “Shpirti” të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Në total për 15 persona u dha dënimi ne total me 150 vite burg, por për shkak te gjykimit te të shkurtuar dënimi përfundimtar shkon ne 100 vite.

Ndërkohë, Luan Zylyftari i akuzuar për kultivim natkotikësh & grup i strukturuar kriminal, u shpall i pafajshëm.

Operacioni “Shpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.

Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa te pandehur po gjykohen  me gjykim të zakonshëm dhe per disa të tjerë është pushuar. “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.

Vendimet nga Gjykata e Posaçme: 

  1. Aleks Memaj – 15/10 vjet
  2. Saimir Kurti – 13/8 vjet e 8 muaj
  3. Erind Hysomemaj – 12/8 vjet
  4. Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12/8 vjet
  5. Toni Kushi – 12/8 vjet
  6. Mariglen Çaçi – 12/8 vjet
  7. Aleksandër Neço – 12/8 vjet
  8. Çezar Xhomemo – 3/2 vjet (lirim, ka mbyll dënimin)
  9. Shkëlzen Kamberi – 12/8 vjet
  10. Malton Lleshi – 12/8 vjet
  11. Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim natkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
  12. Artan Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
  13. Geri Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
  14. Erind Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
  15. Ilir Gaba – 8/5 vite e 4 muaj burg
  16. Festim Lelaj – 3/2 vjet./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!