Mbytet i mituri dhe një 39-vjeçar në lumin e Bunës, trupat e pajetë nxirren nga Polumbarët e RENEA-s

schedule12:10 - 31 Korrik, 2020

schedule 12:10 - 31 Korrik, 2020

Dhurim Arra 39 vjeç dhe F.P 14 vjeç kanë humbur jetën në ujërat e lumit Buna.

Një ditë më parë kanë qenë familjarët e dy viktimave që kanë njoftuar për zhdukjen e tyre. Ndërkohë që pas kërkimeve nga ana e Polumbarëve është arritur gjetja e trupave te pajetë të dy personave mëngjesin e sotëm.

Paraditen e së enjtes Dhurim Arra 39 vjeç dhe F.,P kishin shkuar për tu larë në ujërat e lumit Buna në Shkodër në afërsi të fshatit Derragjat.

Por pas orës 15.00 nuk kanë komunikuar më me familjarët.

Të shqetësuar afërmit denoncuan në polici për zhdukjen e tyre. Pas shumë orësh në ankth, ata u lajmëruan këtë mëngjes për ndarjen nga jeta të dy të rinjve.

Kërkimet u bënë pa praninë e familjarëve, ndërsa trupat u dërguan në morgun e qytetit. Mësohet se 14 vjeçari është nga Puka dhe ndodhej në Shkodër për pushime.

/abcnews.al