SHKODËR– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat e Policisë së Shtetit, ka zhvilluar operacionin tranzit të dy shtetasve të huaj, të cilët do të ekstradohen drejt Malit të Zi.
Dy shtetasit, Stevan Kraljevic dhe Dordije Dukic, u morën në dorëzim në Aeroportin e Rinasit dhe kaluan në tranzit në territorin shqiptar drejt Pikës Kufitare Hani i Hotit, nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për transportin e personave me masë ekstradimi.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në zbatimin me përpikmëri të procedurave ligjore dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për drejtësinë dhe sigurinë publike./abcnews.al

