Dy studentë serbë nga Mitrovica e veriut dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic. Studentët, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia e Kosovës janë Ivan Dimitrijevic, i lindur në Prokuplje me banim në Kursumlji, dhe Milos Radosavljevic nga Prokuplja, po ashtu me banim në Kursumlji, student në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut janë me banim të përkohshëm në qendrën studentore në Veri.
Agjencia serbe e shërbimit secret, BIA pas vrasjes së Ivanovicit, ka marrë në pyetje Dimitrijevicin dhe Radosavljevic, pasi ata ishin dorëzuar vetë tek autoritet serbe për të sqaruar rastin. Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se ata nuk janë vrasës, por studentë.
“Ata në Prishtinë të mos mundohen të kërkojnë terroristë e vrasës, nuk bëhet fjalë për vrasës, por studentët Ivan Dimitrijevic dhe Milos Radosavljevic nga Prokuplje me banim në Kursumlji. Kjo tregon se me çfarë jo serioziteti po e trajtojnë autoritetet këtë çështje.”
Policia e Kosovës publikoi të enjten foton e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb të vrarë në Mitrovicë, Oliver Ivanonvic, ku kërkohej ndihmë për identifikimin e tyre./abcnews.al