24 persona janë arrestuar me urdhër të SPAK lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit në të gjithë vendin, lidhur me kalimet e paligjshme nga Shqipëria drejt SHBA-së.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vlerësuar arrestimin e SPAK dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 15 persona, për 7 të tjerë “arrest në shtëpi” ndërsa për dy persona të tjerë ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Të 24 personat akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Të arrestuarit akuzohen se anë pjesë e një grupi të struktural kriminal që dërgonin klandestinë nga vendi ynë në drejtim të Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë, me viza e dokumente false kundrejt shumave të konsiderueshme të parave.
Hetimi është kryer në bashkëpunim me homologë të huaj, pasi personat që kalonin klandestinë në vendet e tjera përdornin dokumentet false.
Vendimi:
Në kuadër të hetimeve të deritanishme në proçedimin penal Nr.174/2019 për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal“, parashikuar, përkatësisht nga nenet 189, 298/3, 333/a e 334 të Kodit Penal dhe mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova për rrethin e personave të përfshirë në veprimtari kriminale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave e vizave më shumë se një herë dhe të ndihmës në më shumë se një herë për hyrje të paligjshme të shtetasve shqiptarë në një shtet tjetër pa leje qëndrimi, për qëllime fitimi – mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendim Nr.52 datë 16.05.2020 caktoi masa sigurimi personale ndaj disa shtetasve.
Në datë 18.05.2020, policia gjyqësore ekzekutoi urdhërimin e prokurorit për caktim nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të masave të sigurimit.
“Arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasit :
-Bukurije Ahmetaj,
-Elvis Ahmetaj,
-Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popenga),
-Elvis alias Fatmir Qema,
-Klajdi Llika,
-Eduard Haxhiu,
-Altin Memaj,
-Blerim Coka,
-Admir Spahia,
-Azem Tanushi,
-Xhelil Dautaj,
-Mark Gjinaj (Gjini),
-Juxhin Tirana,
-Ilir Ferati,
-Gëzim Gjona,
Arrest shtëpie
-Besjan Mustafa
-Behar Ismailaj
-Arjan Koldashi
-Arselda Memaj
-Besnike Tufa
-Ervilma Bezati
-Gëzim Breza
Detyrim paraqitje
-Drita Sadriaj
-Aida Cenaj.
Hetimet e këtij procedimi penal janë në vazhdim./abcnews.al