EMRAT/ Atentati në Milot, kush janë viktima dhe i plagosuri

schedule21:31 - 22 Korrik, 2022

schedule 21:31 - 22 Korrik, 2022

Krimi ka tronditur sërish, këtë herë në Milot. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë qëlluar me breshëri automatiku. Preçi nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve dhe mbërriti në spital pa shenja jete. Këta të fundit kanë qenë duke qarkulluar me automjet dhe në Milot janë gjendur përballë breshërisë së armëve.

Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ka nisur krehja e zonës.

Lexo edhe: 100 fishekë u zbrazën sonte në Milot, si i shpëtoi biznesmeni Ylli Brahimi në 2021 një tjetër atentati mafioz

Preçi dhe Brahimi janë emra të njohur për policinë. Ata i kanë shpëtuar atentateve edhe më parë.

Brahimi ka qenë i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit dhe i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa është marrë në pyetje dhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi. Ndërsa, Klisman Preçi është arrestuar për një tentativë grabitjeje me armë në Milot. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!