EMRAT/ Arrestohen në Angli 4 të rinjtë shqiptarë, “pronarë’ të fermës më të madhe të kanabisit

schedule16:10 - 29 Prill, 2022

schedule 16:10 - 29 Prill, 2022

Policia angleze ka bastisur fermën më të madhe të kanabisit të gjetur ndonjëherë në qarkun e Durhamit.

Gjatë aksionit të policisë u zbuluar 3400 rrënjë kanabisi të vendosura në dy kate.

Gjatë aksionit u arrestuan 4 të rinj shqiptarë, të cilët ishin aty për tu kujdesur për bimët. Në prangat e policisë angleze ranë Arvit Ahmeti 27-vjeç, Kledjan bregu 27-vjeç, Klevist Bregu 25-vjeç dhe Halit Haka 22-vjeç.

Ata u dërguan në Teesside Crown Court për paraqitjen e tyre të radhës në gjykatë më 25 maj.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!