Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shitjes së lëndëve narkotike gjatë fundjavës, duke arrestuar dy persona.
Në pranga kanë rënë Andi Fejzo 37 vjeç dhe Engli Zhegu 28 vjeç.
37-vjeçari Fejzo u kap në rrugën “Him Kolli”, të cilit iu gjetën 15 doza kanabisi, disa qese farmaceutike që i përdorte për të vendosur drogën dhe një grirëse metalike e lëndëve narkotike.
Ndërsa 28-vjeçari Zhegu u kap në rrugën “Agush Gjergjevica”. Atij iu sekuestruan 25 doza kanabisi nga kontrolli në makinë dhe në shtëpi. Engli Zhegu ka qenë i dënuar më parë, thotë policia.
Dy të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /tvklan.al