Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkeled Alibeaj, bëri publik emrin e opozitës që do të kenë kandidatë për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Alibeaj tha se kandidatët e PD për të qenë kandidat për Avokat të Popullit ishin Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj.
Por në fund pas disa raundesh u vendos që kandidati i PD për të qenë kandidat për institucionin e Avokatit të Popullit të jetë Ledio Braho.
Ai theksoi se përzgjedhja e këtyre dy kandidaturave u bë bazuar mbi disa kritere, që ishin pastërtia e figurës, profesionalizmi por dhe ajo që është më e rëndësishmja të mos kishin asnjë lidhje me sigurimin e shtetit.
“Në një përzgjedhje të pozicionit të avokatit të popullit kemi pasur edhe një lloj sqime që përmes pozicionit tonë të japim sinjale të forta për mënyrën se si duhet të zgjidhejn drjetuesit e institucioneve më të larta. Një nga aftësitë që ne vlerësuam ishte pastërtia e figurës, por edhe aftësinë profesionale. Kemi vendosur që emrat të mos kenë lidhje me sigurimin e shtetit dhe periudhën komuniste. Të mos kenë as më të voglën hije dyshimi lidhje me të shkuarën. Në përzgjedhjen tonë i kemi qëndruar edhe kriterit të luajalitetit politik. Njerëzit që kemi analizuar dhe shqyrtuar dokumentacionin, i kemi parë edhe luajalitetin politik. Grupi i PD arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra: Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Në grupin e PD zhvilluam disa raunde analize dhe votimi. Në përfundim të këtij mekanizmi ju deklaroj se preferenca e grupit të PD është zoti Ledio Braho”, tha Alibeaj