EMRAT/ Aksidenti tragjik në Këlcyrë me tetë viktima, dy të arrestuar

schedule11:24 - 3 Prill, 2024

schedule 11:24 - 3 Prill, 2024

KËLCYRË- Për sa i përket aksidentit me 8 viktima ne Këlcyrë, për llogari të policisë së Gjirokastrës janë arrestua dy persona nga Shkodra që dyshohet se janë pjesë e një grupi të trafikut të klandestinëve.

Të arrestuarit janë Agustin Gjeta 26 vjeç nga qyteti i Shkodrës dhe Ramazan Dekovi 23 vjeç po nga Shkodra. Të dy këta persona akuzohen për veprën penale ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Sipas hetimeve të policisë së Gjirokastrës emigrantët janë me origjinë nga Pakistani, ndërsa deri më tani janë kryer 4 identifikime të viktimave. Trupat e tyre ndodhen në morgun e Spitalit të Lushnjës, ku dhe po bëhet identifikimi i tyre.

Makina, që përfundoi në shtratin e Lumit Vjosë dhe u mori jetë shtatë kladestinëve drejtohej nga 24-vjeçari Edison Bregaj nga Shkodra.  Si pasojë e aksidentit tragjik nuk mundi të mbijetojë asnjë prej emigrantëve, përfshirë dhe shoferin./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!