Foto ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Gramshit. Një mjet tip “Land Rover” që drejtohej nga një 24 vjeçar, është përplasur me një mjet tip “Mazda” që drejtohej nga 47 vjeçari, Artan Llapushi.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i “Mazdës” dhe djali i tij 26 vjeçar, Orgito Llapushi.
Policia raporton se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i “Land Roverit”.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në unazën e qytetit, Gramsh, automjeti tip “Land Rover”, që drejtohej nga shtetasi , 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin 47 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi 47 vjeçar dhe djali i tij shtetasi 26 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
24-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.r.t/abcnews.al